Procedura për regjistrimin e fëmijës

Kopshti i fëmijëve regjistron dhe pranon fëmijë gjatë tërë vitit për qëndrim të fëmijëve parashkollor (prej 0-6 vjeç) Regjistrimi/pranimi i fëmijës fillon me plotësimin e Kërkesës në formë elektronike nëpërmjet ueb faqes së kopshtit bashkëngjitje/parashtrim të së gjitha dokumenteve të nevojshme.
Kjo Kërkesë vlen derisa nuk është zgjidhur pozitivisht. Komisioni për pranimin e fëmijëve mblidhet njëherë në muaj, i shqyrton Kërkesat dhe bën pranimin e fëmijëve sipas kritereve të caktuara (adresa e vendbanimit, statusi i punësimit të prindërit/kujdestarit, koha e pritjes, prind vetushqyes, programi për qëndrim i cili është zgjedhur, prezenca e fëmijës tjetër në kopsht etj.)
Komisioni e njofton prindin se a është pranuar fëmija në kopsht ose është lënë në listën e pritjes për pranim.
Nëse fëmija është pranuar, prindi është i obliguar në afat prej 30 dite nga dita e pranimit të Aktvendimit për pranimin e fëmijës që ti kompletojë të gjitha dokumentet e nevojshme, ta nënshkruajë Kontratën për të drejtat dhe detyrat për përkujdesje dhe edukim të fëmijës me Institucionin dhe të bëjë pagesën.
Te dosja (përfolja zhvillimore) shkruhet numri i librit kryesor me çka fëmija është regjistruar dhe mund ti shfrytëzojë shërbimet e kopshtit ditën e parë të muajt të ardhshëm nga dita kur janë kompletuar dokumentet.

Transferimi i një fëmije nga një objekt në tjetrin

Për transferimin e fëmijës nga një objekt në tjetrin, prindi/kujdestari, me shkrim plotëson një Kërkesë ku thuhet se nga cili objekt dhe në cilin objekt është transferuar fëmija dhe arsyen e transferimit të fëmijës.
Kërkesa shqyrtohet dhe për të vendos Komisioni për pranimin e fëmijëve. Për zgjedhjen pozitive të kërkesës njoftohet prindit/kujdestarit në mënyrë elektronike, në adresën e shtëpisë me shkrim ose me telefon.
Transferimi nga programi më i ulët në program më të lartë (nga qëndrimi gjysmë ditor në qëndrim gjithëditor) është i mundur nëse kushtet lejojnë për atë.
Transferimi nga programi më i lartë në atë më të ulët (nga gjithëditor në gjysmë ditor) nuk është i mundur.