Këshillimore

Qëllimi i Këshillimores

Dhënia e ndihmës dhe mbështetjes profesionale për familjen në edukimin dhe zhvillimin e fëmijëve, ngritja e kompetencave të prindërve/kujdestarëve për edukimin dhe arsim më të mirë të fëmijëve të tyre si dhe përmirësimin e cilësisë së jetës në familje.

Këshillimorja është e hapur për

të gjithë prindërit/kujdestarët e fëmijëve që janë të përfshirë në procesin edukativo-arsimor të kopshtit si dhe të fëmijëve që nuk e vizitojnë kopshtin.

Pse këshillimore për prindërve/kujdestarit?

Prindërit/kujdestarët gjithnjë e më shumë kanë nevojë për mbështetje shtesë në lidhje me zhvillimin, edukimin, arsimimin, ushqyerjen, kujdesin dhe shëndetin e fëmijëve të tyre.
Nuk janë gjithmonë në gjendje në mënyrë të pavarur të edukohen ose nuk e kanë shprehi në situatat kur kanë nevojë vetëm për këshilla, dhe jo për ndonjë lloj trajtimi, të paraqiten në institucionet shëndetësore apo të mbrojtjes sociale dhe të kërkojnë ndihmë.

Institucionet parashkollore janë vende ku për shumë çështje të tilla mund të marrin përgjigje, të informohen se ku të drejtohen për ndihmë, të fitojnë njohuri dhe aftësi të caktuara që do t'i ndihmojnë ata të kenë prindër të shëndetshëm dhe një fëmijëri të lumtur për fëmijët e tyre.

Çka paraqet këshillimorja për prindërit/kujdestarët?

Këshillimorja për prindërit realizohet si Program i veçantë i harmonizuar me parimet e ardhjes vullnetare për këshillim, qasje për të gjithë prindërit e interesuar të fëmijëve parashkollorë në nivel të Komunës, diskrecion në punë. Funksioni kryesor i programit është informues, parandalues, edukues dhe këshillues.

Format e punës:

Përmbajtja dhe aktivitetet:

Shënim: Bisedat individuale me prindërit zhvillohen çdo ditë. E patjetërsueshme është takimi paraprak me telefon.

Ekipi i Këshillimores përbëhet nga:

Илза Љатифи Кока - социјален работник

075 499 616

Natasha Stojkovska - defektolog

075 229 418

Sipas Rregullores për formimin dhe punën e këshillimores për fëmijë dhe prindër nga MPPS neni 169 paragrafi 2 i Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë nr. 23/13), IPKKF "SNEZHANA", Çair Shkup, është formuar këshillimore për fëmijë dhe prindër, punën e të cilëve e kryen ekip multidisiplinar nga profile të ndryshme arsimore, si: pedagog, psikolog, defektolog, logoped, punonjës social, pedagog muzikor dhe edukator.
Ekipi e realizon punën e tij në përputhje me programin për punë të këshillimores të përgatitur nga ana e institucionit për fëmijë. Për nevojat e këshillimores nga ana e institucionit është siguruar hapësirë e veçantë të pajisur me pajisje audio-vizuale, material edukativ dhe literaturë edukative.

Këshillimorja ka për qëllim:

Rritjen dhe mbështetjen e kompetencës prindërore/kujdestarit

Biseda individuale me fëmijët për përshtatjen më të mirë të tyre dhe tejkalimin më të lehtë të vështirësive dhe problemeve në sjellje gjatë procesit të rritjes.

Biseda konsultative këshilluese me prindër dhe punë direkte me fëmijët me aftësi të kufizuara, fëmijët me arritje mbi mesataren, fëmijët me vështirësi që rrjedhin nga grupet e cenueshme të familjeve, fëmijët me probleme zhvillimi dhe fëmijët me probleme familjare me qëllim ofrimin e ndihmës dhe mbështetjes profesionale.

Puna konsultative - këshilluese dhe trajnime ndërvepruese me personel edukativo-përkujdesëse në punën e përditshme edukativo-arsimore.